Një i mitur është dënuar me vetëm 20 paund (30 euro), pasi dhunoi një 52-vjeçare dhe këtë shumë do e paguajë pasi të ketë bërë 18 vjeç. Djali, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka hyrë në shtëpinë e Wendy Feast në Blackburn, Lancashire për ta grabitur dhe pasi ajo e pikasi, ai e qëlloi disa herë me një dërrasë duke i shkaktuar plagë të shumta në trup. Zonja Feast u gjet në shtëpinë e saj pa ndjenja nga vajza e saj Lindsey, dhe e dërgoi menjëherë nënën e saj në spital. 52-vjeçarja u shokua kur mori vesh se i mituri ishte dënuar me vetëm 20 paund si dhe 36 orë shërbimi në komunitet. Ajo tha se ky ishte një dënim aspak i drejtë dhe ky person duhet të dënohej për tentative vrasje,- “ky dënimi është një shaka e vërtetë”, është shprehur ajo.