Dhunë brutale e futbollistit, arbitri përfundon pa ndjenja në spital (VIDEO)

Dhuna e godet përsëri futbollin argjentinas. Një arbitër u sulmua brutalisht nga një futbollist gjatë finales së “Liga Posadeña”. Dueli mes Mitre dhe Sporting Club de Santo Pipo përfundoi tragjikisht, pasi arbitri i ndeshjes u godit nga Luis Maciel dhe përfundoi në spital.

Futbollisti agresor u dërgua në stacionin e policisë dhe u lirua pak orë më vonë. E tëra kjo filloi kur kishin mbetur 10 minuta nga fundi i lojës, kohë në të cilën vendësit po fitonin 3-1. Arbitri i tregoi kartonin e dytë të verdhë lojtarit Matias Benitez, të Sporting. Partneri i tij, Luis Maciel, e goditi dy herë arbitrin, i cili u shemb përtokë.

“Kam shumë trishtim. Shikova kronometrin, mungonin dhjetë minuta e gjysmë dhe mora atë goditje, që më la pa ndjenja. Isha i lumtur për ndeshjen që kisha gjykuar”, – deklaroi Gabriel Cortínez në “Double 5”, pas asaj që i ndodhi në fushë.