Kaos total rreth shitjes së biletave për ndeshjen Kosovë –Maltë e cila luhet në kuadër të Ligës së Kombeve të enjten në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, raporton Insporti.com. Policia ka përdorur gazlotsjellës dhe sprej për largimin e qytetarëve që ishin duke pritur në një pikë ku shiteshin biletat në sheshin e Prishtinës. Pasi që nuk iu bindën këtij urdhri, Policia ka nisur që t’i largojë me forcë duke u thënë qytetarëve se shitja rifillon nesër. Nuk mungojnë skenat e frikshme të alivanosjes së qytetareve teksa është dashur që të ndërhyjë edhe ndihma e shpejt. Insporti.com e ka kontaktuar zëdhënësen për media në Federatën e Futbollit të Kosovës, për ta pyetur në lidhje më çështjen në fjalë, por ajo nuk u lajmërua në telefon.