Seul, 1 nëntor – Keqpërdorimet seksuale janë praktikë aq e përhapur në Korenë e Veriut, që janë “të pranueshme si pjesë e jetës normale”, pohon “Hjuman ruajts uoç” në raportin për dhunë seksuale në atë shtet aziatik, që u publikua mbrëmë.
Funksioanrë verikoranë, përfshirë edhe anëtarë me grada të larta partiake, nëpunës të burgjeve, ëpolicë, prokurorë dhe ushtarë ushtrojnë keqpërdorim seksual “pa shqetësim të madh për pasojat”, thotë organizata për të drejta të njeriut.
Duke druajtur nga hakmarrja apo diskreditimi publik, gratë rrallë paraqesin keqpërdorime dhe autoritetet rrallë i hetojnë apo ndjekin rastet e tilla, thotë HRW. Organizata joqeveritare me seli në Nju-Jork intervistoi 54 verikoreanë, të cilët e braktisën vendin prej vitit 2011 dhe tetë ish-përfaqësuesve zyrtarë verikoreanë.
Gratë e arrestuara nuk mund të bëjnë asgjë për ta evituar dhunën seksuale, sepse çdo ankesë mund të çojë drejt ndëshkimit të mëtutjeshëm, përfshirë ndëshkimin fizik apo punën e detyrueshme.