Dita e sotme nuk ishte e zakonshme në Spanjë, pasi sot luhej superndeshja e Europës, ajo midis Barcelonës dhe Realit të Madridit. Tifozët e Barcelonës nuk janë të njohur për shkaktimin e trazirave, por ja që ka gjithmonë një herë të parë. Në marshimin para sfidës “El Classico”, pjesëtarë të tifogrupit “Boixos Nois” marshoi nëpër rrugë dhe u përleshën me policinë. Forcat policore iu kundërpërgjigjën turmës me gaz lotsjellës, ndërsa tifozët me flakadanë dhe gurë.