Shkup, 9 maj – Nga LSDM-ja kërkojnë që Prokuroria Publike tërësisht ta ndriçojë dhunën në Kuvend, për shkak se, siç thonë nga partia, madhe janë kryer vepra të rënda penale. Çdo veprim joadekuat nga ana e PP-së dhe prokurorëve kompetent, konsiderojnë në LSDM e bën këtë organ shtetëror, dhe ata veçanërisht, bashkëpjesëmarrës dhe ndihmues të dhunës së kryer ndaj dhomës më të lartë ligjvënëse të Republikës së Maqedonisë. “Ndodhi rrezikim terrorist i rregullimit kushtetues dhe sigurisë, u bë tentim për vrasje të deputetëve, u sulmuan gazetarë, dhe të punësuar në Kuvend. Duhet të ketë zgjidhje të shpejtë dhe efikase të veprave të kryera të rënda penale. Këto janë pritjet e gjithë opinionit të Maqedonisë, megjithatë edhe ndërkombëtar”, deklaroi sot zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov. Ai shtoi se mosveprimi i Prokurorisë Publike, në mënyrë plotësuese i inkurajon protestuesit, dhe se për këtë arsye dje ka pasur, siç tha, kanosje plotësuese dhe retorikë të dhunshme të pjesëmarrësve në protesta. “I bëjmë thirrje Prokurorisë që të punojë seriozisht, t’i konfirmoj të gjithë veprat penale të cilat paraqesin prishje të dhomës ligjvënëse dhe në mënyrë të drejtë, juridike t’i kualifikoj hetimet dhe aktakuzat, të përfshihen të gjithë personat të cilët e kanë porositur, ndihmuar dhe realizuar sulmin ndaj Kuvendit, deputetët, policinë, të punësuarit dhe gazetarët në Kuvend”, theksoi Shilegov.