Më parë, javën e kaluar, Mitko Çavkov u kthye nga arresti shtëpiak në Shutkë. Sipas Gjykatës penale Shkupi 1, policia nuk e kishte gjetur atë në adresën e letërnjoftimit. Ai vetë në mënyrë arbitrare ka zgjedhur se ku do ta vuajë masën. Përndryshe, nga burgu hetues i Shutkës konfirmuan se Çavkov tashmë nuk është në grevë urie, pasi u kthye në burg.
Javën e kaluar, prokuroria ngriti akuza kundër 30 personave për terrorizëm dhe rrezikimin e rendit kushtetues. Kërkoi që pesë ish nëpunës të lartë policie të jenë në paraburgim, ndërsa deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët i hapën dyert e Parlamentit janë në arrest shtëpiak. Disave u janë marrë pasaportat dhe janë të obliguar një herë në javë të paraqiten në gjykatë.
Aktakuza për dhunën e 27 prillit është me vlerësim të Gjykatës Penale dhe miratimi i vendimit nëse do të pranohet mund të zgjasë me muaj./alsat/