Shkup, 21 shtator – Ambasada e fëmijëve “Megjashi” sot e filloi fushatën kundër dhunës ndërmjet moshatarëve, e cila do të zhvillohet gjatë tërë vitit shkollor në nivel kombëtar me sloganin “Edhe fjalët lëndojnë”, ndërsa për shkollat me sloganin “Buling? JO në shkollën time”.
“Qëllimi i fushatës do të jetë njohja, reagimi në kojë dhe adekuat i rasteve të ndryshme të dhunës ndërmjet moshatarëve. Dhuna ndërmjet moshatarëve nuk është e pranueshme dhe nuk guxon të trajtohet si ‘janë fëmijë, grinden pastaj do të pajtohen'”, theksojnë nga “Megjashi”.
Fushata do të orientohet edhe ndaj ndërtimit të përbashkët të mjediseve të cilat nuk do të tolerohen ndaj dhunës ndërmjet moshatarëve dhe të cilat do të reagojnë në këto dukuri, njëherit edhe veprim parandalues, por edhe reagim të shpejtë kur ndodh dhuna.
Fushata do të fokusohet në atë çka është Buling, prej ku vjen dhe kë e prek, cili është rrethi i dhunës ndërmjet moshatarëve, cilat janë rolet e pjesëmarrësve në aktin e dhunës, si ta çrrënjosim, kush është përgjegjës, si të krijojmë shkolla pa dhunë, cilat janë hapat parandaluese të cilat mund të ndërmerren në shkolla…
“Ndërgjegjësimi se ekziston dhunë dhe njohja e saj është vetëm hapi i parë në përballjen me këtë problem. Dëshirojmë strategji afatgjate dhe adekuate të cilat ndërtojnë shkolla dhe shoqëri jotoleruese të dhunës”, shtojnë nga “Megjashi”.
Fushata kundër dhunës ndërmjet moshatarëve do të marrë dukshmëri të rritur publike përmes vendosjes së 35 bilbordeve dhe 15 Siti lajt posterave në shumë qytete nëpër Maqedoni – Veles, Shkup, Dibër, Gostivar, Vinicë… vido klip të shkurtër që do të publikohet në rrjetet sociale, televizionet, radio stacionet, shpërndarje të materialeve për nxënësit nga shkollat e përfshira në këtë program për Arsim të qetë pranë “Megjashi” me përmbajtje të cilat e promovojnë jodhunën dhe nxitin mirëkuptim më të mitë mes vete.
Një pjesë e materialeve promovuese janë publikuar edhe në gjuhën shqipe dhe turke, ndërsa gjatë vitit shkollor do të publikohen edhe në gjuhët e komuniteteve tjera etnike.
Në kuadër të fushatës gjatë tërë vitit shkollor do të mbahen seri trajnimesh për kuadrot mësimore në temë “Buling” dhe si të parandalohet dhe të punohet në uljen e dhunës ndërmjet moshatarëve dhe pasojave nga e njëjta.
Në shkollat do të mbahen aktivitete, punëtori, forum teatër, teatër vallëzimi, diskutime në temë “Buling” dhe gjithashtu do të publikohet edhe një doracak për mësimdhënësit.
Në kuadër të materialeve tjera të shtypura, fëmijët do të kenë mundësi të njoftohen në mënyrë më të dukshme me SOS kontaktet për fëmijë dhe të rinj pranë “Megjashi” – 0800 12222, linja falas telefonike (vetëm përmes linjës fikse).
“Megjashi” u bën thirrje të gjitha shkollave në vend të përfshihen në fushatën kundër dhunës ndërmjet moshatarëve dhe në mënyrë të përshtatshme të moshës fëmijërore të bisedojnë në temën e dhunës ndërmjet moshatarëve ose vetë të krijojnë aktivitet adekuat.