Dhuna ndaj një gjyqtari të futbollit helen ka shtyrë kolegët e tij të Superligës greke të hyjnë në grevë urie.
“Me këtë ne po tregojmë zemërimin tonë”, thanë gjyqtarët në një deklaratë për organizatën kombëtare të futbollit dhe mediat lokale.
Gjyqtari u sulmua një ditë më parë në afërsi të shtëpisë së tij në Larisa, ku pësoi plagë të lehta në kokë dhe këmbë, për tu larguar më pas nga spitali paraditen e sotme.
Ndërkohë autorët mbeten të paidentifikuar. Ky ishte episodi i fundit i incidenteve që prekin futbollin grek dhe sulmi i 27-të kundër një arbitri që nga viti 2009, njoftoi radio “Sport-FM”. Në mars, Superliga greke u pezullua për shkak të dhunës huligane në shkallët e stadiumit.