Nga gjithsej 4.718 parashtresa, për të cilat ka vepruar Avokati i Popullit, vitin e kaluar procedura ka përfunduar për 3.756 raste, ndërsa për 962 parashtresa është në vijim, informoi avokati i popullit, Ixhet Memeti në konferencën e sotme për shtyp, duke e prezantuar Raportin vjetor për situatat e lirive dhe të drejtave të njeriut për vitin 2016. “Konstatuam 1.523 shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut, ndërsa prej tyre në 1.358 raste janë pranuar intervenimet. Kjo për fat të keq nuk është rast me rekomandimet për dobësitë e konstatuara për gjendet e përgjithshme për të cilat kemi përgatitur numër të madh të raporteve të posaçme, e për të cilat kompetentët nuk veprojnë”, tha Memeti.
Numri më i madh nga parashtresat kanë qenë nga sfera e financave dhe punës financiare, pastaj nga jurisprudenca, të drejtat konsumatore, nga mbrojtje sociale, nga institucionet ndëshkuese-përmirësuese dhe edukative-përmirësuese, nga sfera pronësore-juridike, urbanizëm dhe ndërtim, nga marrëdhëniet e punës, si dhe nga sigurimi pensional dhe invalidor. Sipas Memetit, vitin e kaluar nuk ka pasur përmirësim të të drejtave të njeriut dhe lirive në vend, por përkundrazi, u konstatua stagnim, ndërsa në disa sfera edhe regresion. Kjo, siç shtoi, konfirmohet edhe me numrin e rritur të shkeljeve të konstatuara të lirive dhe të drejtave të njeriut për katër për qind.
Brengos fakti, siç tha avokati i popullit, pasi në periudhën e fundit ka përdorim gjithnjë e më të madh të fjalë[s së urrejtjes në media, në rrjetet sociale, nga funksionarë të lartë publikë dhe udhëheqës të institucioneve. “Në kohë të fundit posaçërisht fjalën e urrejtjes e përdorin persona publikë, bartës të funksioneve të larta dhe kjo nuk sanksionohet. Deklaratat e tilla e dëmtojnë demokracinë, e cila nuk nënkupton ofendime dhe mosrespektim të mendimit të ndryshëm, përkundrazi secili mundet të mos pajtohet me të shprehurën e tjetrit, por virtyt është pikërisht atë ta respektojë”, tha Memeti.
Avokati i popullit ka shprehur brengosje edhe nga shkelja e tëd rejtave të fëmijëve, posaçërisht në disa shkolla në Prilep, ku drejtorët në mënyrë kundërlkigjore i kanë thirrur nxënësit në protesta. Ai potencoi se në vend ka institucione jofunksionale dhe se në periudhën raportues ka rritje të ankesave për trajtim jo të barabartë dhe diskriminim për rreth 20 për qind, me ç’rast më të numërt janë ata të cilat kanë të bëjnë me diskriminimin në marrëdhënien e punës në administratën publike, që ka elemente politike.
Ai bëri me dije se edhe vitin e kaluar nuk është zvogëluar brutaliteti policor, përdorimi tejmasë i forcës së policisë në burgje ndaj personave të dënuar dhe mungesës së mbrojtjes shëndetësore në burgje. Avokati i popullit theksoi se në vitin 2016 janë konstatuar shkelje të të drejtave të personave të punësuar me pengesa, deponimin joligjor të refugjatëve, konfirmimin kundërligjor dhe pagesën e taksës radiodifuzive dhe ujit, si dhe joprofesionalizëm në punën e organeve zgjedhore.
“Edhe më tej kemi listë problematike zgjehdore, të numrit të madh të të burgosurve, personave të vendosur në shtëpi për pleq e t tjerë u është shkurtuar e drejta për votim, persona të cilët asnjëherë nuk e kanë braktisur vendin dhe kanë dokumente valide e shihnin veten në listë për mërgimtarë. Komisioni zgjehdor i shtetit nuk pati guxim ta zbatojë ligjin dhe t’i fshijë votuesit fiktivë, e fajin ua hedhte Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha Memeti. Ai në konferencë për shtyp u ankua se edhe më tej ka institucione, të cilat nuk e kuptojnë rolin e Avokatit të poipullit, dhe edhe krahas obligimit ligjor, nuk bashkëpunojnë me të.