Shkup, 8 nëntor – Në ndërtesën e femrave të shtëpisë studentore “Pellagonija”, në Kisella Vodë të Shkupit, studentët pos problemeve të përditshme me të cilat ballafaqohen, prej të shtunës në mbrëmje kujdesen edhe për nxehjet qendrore që të mos ua vërshojnë dhomat.
Studentët thonë se në mëngjes ka ardhur ekipë për sajimin e problemit, por nuk ka arritur dhe ka shkuar. Nxehja e prishur gjendet në njërën nga dhomat e katit të parë në ndërtesën e femrave.
“Çdo 15 minuta mbushet kova me ujë dhe vazhdimisht duhet ta derdhim. Prej pardje deri në orën 5 mëngjes, unë dhe shoqja ime bëjmë kujdestari që të mos na vërshohen dhomat. Nga udhëheqsha nuk na treguan se kur do të sanohet problem” , thotë një student, shkruan Nova Makedonija.