Uashington, 18 janar – Dhoma përfaqësuese e SHBA-së do të bëjë analizë detajore të dobësive të sigurisë që u mundësuan njerëzve të cilët protestuan të futen në Kapitoll më 6 janar, lajmëruan mediat amerikane. Televizioni Si-En-Bi-Si publikoi një letër të udhëheqësisë të Dhomës së poshtme dërguar deri te udhëheqësit e shërbimeve për zbatim të ligjit dhe shërbimeve të inteligjencës.
“Ky tregim ende zgjat, tregon shembuj guximi mahnitës nga ana e disa policëve në Kapitoll, si dhe të nëpunësve tjerë; të tradhëtisë shokuese të kriminelëve, si dhe mossuksese të dukshme në nivel të lartë – veçanërisht në lidhje me gatishmërinë për inteligjencën dhe sigurinë”, citohet në letër.
Ishte nënshkruar nga Xherald Nadler, kryetar i Komitetit për çështje juridike, Adam Shif, kryetar i Komitetit për Inteligjencë, Beni Tompson, kryetar i Komitetit për siguri të brendshme dhe Karolin Maloni, kryetare e Komitetit për reforma dhe mbikqyrrje.
Në fjalim, kongresmenët u bënë thirrje FBI-së, Repartit për siguri të brendshme, Qendrës kombëtare për luftë kundër terrorizmit dhe drejtorit të Inteligjencës kombëtare të sigurojnë dokumente dhe brifingje për t’i informuar për të dhënat që i kanë pasur para trazirave. Mediat publikuan se sigurimi i Kapitoll e ka diur se trazirat janë të mundshme në Uashington më 6 janar, por sulmi në Kongres nuk është parandaluar.