Londër, 22 janar – Dhoma e poshtme e Parlamentit britanik sot i hodhi poshtë ndryshimet e propozim ligjit për Bregzitin, të aprovuar në Dhomën e epërme.
Kryeministri, Boris Xhonson sinjalizoi se nuk do të pranojë kurrfarë ndryshimi të projekt-Marrëveshjes për tërheqje nga BE-ja, konform të cilit do të zhvillohet dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian më 31 janar, duke i kundërshtuar deputetët e opozitës, të cilët thonë se i ka vështirësuar kushtet për Bregzit.
Paraprakisht këtë javë, Dhoma e lordëve, respektivisht Dhoma e poshtme e Parlamentit miratoi disa amendamente.
Por, sot Dhoma e poshtme, ku partia e Xhonsonit ka shumicë të madhe, votoi që t’i hedh poshtë ndryshimet e propozuara nga Dhoma e epërme, duke përfshirë edhe atë për të drejtat e qytetarëve të BE-së në Britaninë e Madhe pas Bregzitit.
Propozim ligji tani do të kthehet në Dhomën e lordëve, ku anëtarët munden sërish të përpiqen ta ndryshojnë në procesin e njohur si ping-pong, në të cilin mund të balancohet mes dhomave derisa nuk harmonizohen.(koha.mk)