Uashington, 27 mars – Dhoma e ulët e Kongresit amerikan, në të cilin shumicë kanë demokratët, nuk arriti ta shfuqizojë veton e presidentit Donald Tramp në rezolutën e miratuar në dy dhomat e Kongresit për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme në kufirin jugor.
Për anulimin e vetos së Trampit votuan 248 anëtarë, ndërsa 181 ishin kundër, që është 38 vota më pak se shumica paraprake prej dy të tretave.
Tramp, vendimin për gjendjen e jashtëzakonshme e solli në muajin shkurt, duke pohuar se ekziston krizë kufitare dhe humanitare e cila i mundëson të zhvendosë 3,6 miliardë dollarë nga projektet tjera qeveritare, për ta paguar ndërtimin e murit në kufirin midis SHBA-së dhe Meksikës.
Edhe Dhoma e Ulët, të cilën e kryesojnë demokratët dhe Senatin, në të cilin shumë kanë republikanët, miratuan ligj me të cilin hidhet poshtë një lëvizje e tillë, kryesisht duke e theksuar si arsye mosmarrëveshjen me atë që presidenti të sjell vendime për shpenzimin e parave të cilat do të duhet ta sjell Kongresi.
Vetoja e Trampit për vendimin e Kongresit është e para pasi hyri në fuqi në vitin 2017.
Në ndërkohë, ushtruesi i detyrës sekretar i mbrojtjes Patrik Shenahan miratoi një miliardë dollarë nga burimet ushtarake për fillimin e ndërtimit të barrierës së re të kufirit amerikano-meksikan.