Shkup, 27 shkurt – Dhoma e poshtme e Parlamentit spanjoll në mëngjes e ka ratifikuar Protokollin për aderim të Maqedonisë së Veriut në NATO.
Për ratifikimin, në profilin e tij në Fejsbuk ka shkruar shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov.
“Dhoma e poshtme në Madrid, në mëngjes e ka ratifikuar protokollin aderues për NATO me 279 vota PËR dhe 1 votë kundër! Muchas Gracias! Stacioni i ardhshëm dhe i fundit: Senati…, ka shkruar ministri i Punëve të Jashtme.
Spanja është vendi i fundit nga anëtaret e NATO-s, që ende nuk e ka ratifikuar Protokollin. Procesi aty u anulua për shkak të zgjedhjeve dhe formimit të Qeverisë. Protokolli te ne u ratifikua me veprim të anuluar, për shkak të shpërndarjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.