Londër, 6 shtator – Dhoma e Sipërme e Parlamentit Britanik ka aprovuar një projekt-ligj që bllokon largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje në fund të tetorit.
Akti normativ kërkon që kryeministri Boris Xhonson të kërkojë një zgjatje tremujore të anëtarësimit të Londrës në BE, nëse Parlamenti nuk e miraton një marrëveshje ose nuk pranon të largohet pa marrëveshje deri më 19 tetor.
Dhoma e Lordëve miratoi projektligjin pa votim zyrtar. Pritet që të nënshkruhet të hënën nga Mbretëresha Elizabeta dhe të bëhet ligj.