Kabul, 8 nëntor – Të paktën 14 persona humbën jetën në sulmet e talebanëve në rajonin verior afgan Tahar dhe në provincën juglindore Gazni, njoftuan sot autoritetet lokale.
Nga 14 deri në 20 ushtarë të armatës afgane u vranë pasi militantët e sulmuan bazën e tyre në rajonin Kavja Gar në Tahar rreth orës një sipas kohës lokale, deklaruan anëtarët e këshillit provincial Moahamed Azam Afzali dhe Sajed Salahudin Burhani për DPA.
Sipas tyre, në sulm janë lënduar midis 10 dhe 16 persona.
Afzali deklaroi se në afërsi të qarkut Dash-e Arçi mbrëmë u vranë shtatë ushtarë, ndërsa disa prej tyre janë lënduar.
Ndërkohë, vazhdojnë edhe sulme të talebanëve në rajonin Xhagori në Gazni, ndërsa tani për tani nuk është e njohur se sa ushtarë dhe civilë kanë humbur jetën në këto incidente.