Dhjetëra të vdekur pas sulmit në një shkollë në Florida

Të paktën 17 persona janë vrarë pas sulmit me armë zjarri në shkollën Stoneman Douglas në Parkland, Florida. I dyshuari, i akuzuar për kryerjen e sulmit të përgjakshëm është emëruar nga mediat amerikane si Nicolas Cruz, 19 vjeçar. Polica ka njoftuar se Cruz ka qenë më parë nxënës i shkollës, i cili ishte përjashtuar.

Sulmuesi është në paraburgim.

Është raportuar se i njëjti ka lëshuar alarmin për zjarr duke shkaktuar kaos në shkollë para se të niste të shtënat, kanë thënë zyrtarë të zbatimit të ligjit për CBS News. Nxënësit janë detyruar të fshihen në klasa derisa policia ka kërkuar në ndërtesë. Sherifi i Broward, Scott Israel u ka thënë gazetarëve, se Cruz ka filluar të shtënat jashtë shkollës duke vrarë tre persona. Ai më pas ka hyrë në ndërtesë duke vrarë 12 të tjerë. Dy persona kanë vdekur pasi kanë arritur në spital. Sherifi Israel, incidentin e ka cilësuar “katastrofik”, dhe se “nuk ka fjalë”.