Autoritetet në Indonezi thanë se së paku 23 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i zjarrit në një fabrikë fishekzjarresh. Ngjarja ka ndodhur në një kompleks industrial në perëndim të kryeqytetit Xhakarta.
Zjarrfikësit e kanë sjellë zjarrin nën kontroll, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë përpjekjet për të nxjerrë trupat e viktimave nga ndërtesa. Nico Afinita, drejtor i Departamentit për Krime në Policinë e Xhakartës, i tha një televizioni lokal se janë gjetur mbetjet e 23 viktimave. Një zjarrfikës tha se viktimat janë “krejtësisht të djegura”.