Seul, 20 maj – Shkollat në qytetin e Koresë së Jugut, Inçeon janë mbyllur përsëri pasi dy nxënës ishin pozitiv në koronavirus.
Dhjetëra shkolla në qytetin në perëndim të Seulit, përsëri janë mbyllur, vetëm një ditë pasi ato u hapën.
Shkollat ku mësonin nxënësit e infektuar menjëherë e anuluan mësimin, ndërsa 66 shkolla në qytet u hapën dhe u mbyllën brenda dy orësh, si masë paraprake derisa të përfundojë kërkimi pas kontakteve të tyre.
Këto raste besohet të jenë të lidhura me përhapjen e fundit të infeksionit në klubet e natës në Seul. Deri më tani, janë raportuar gjithsej 196 raste të koronavirusit në grupin e klubit të natës.
Datat për rihapjen e shkollave nuk janë publikuar ende.