Vjenë, 27 dhjetor – Mes tetë dhe 15 murgj janë lënduar pasdite gjatë një grabitje në kishën katolike në Vjenë të Austrisë.
Incidenti ka ndodhur kur dy persona kanë hyrë në kishë në lagjen Floridsdorf në pjesën veriore të Vjenës, ku i kanë grabitur murgjit e pranishëm, duke u shkaktuar lëndime të një pjese të tyre.
Sipas deklaratës së murgjve, grabitja “ka zgjatur me orë”.
Policia austriake ka bërë të ditur se pjesëtarët e saj kanë mbërritur në kishë tre orë pas hyrjes së grabitësve, me ç’rast i kanë gjetur murgjit “të lidhur dhe disa prej tyre dhe rëndë të lënduar.
Policia nuk e përjashton mundësinë se incidenti është i lidhur me terrorizëm.
Në kërkimin pas dhunuesve marrin pjesë shumë policë me dhjetëra automjete dhe helikopter.