Para Parlamentit të Maqedonisë sot në mëngjes është situatë e qetë, pas protestave të dhunshme mbrëmë, ndërsa para ndërtesës janë vendosur disa shatorë. Sot në mëngjes para Parlamentit janë dhjetëra demonstrues, të cilët theksojnë se ndërkohë do t’ju bashkëngjiten edhe të tjerë. Nuk i kanë lejuar gazetarët të fotografojnë dhe incizojnë. Ndërkaq, policët nuk lejojnë hyrje në Parlament, pasi brenda po bëhet ekspertizë, kurse nga ana e pasme e objektit parlamentar erdhën disa vetura të blinduara me përfaqësues të njësive special.