Dhjetëra banorë të Tearcës infektohen nga një bakteri, dyshohet në ujin për pije?!

Tetovë, 7 gusht – Dhjetëra banorë të Tearcës janë prekur nga një bakterie.

Dyshimet e para janë se bakteria vjen nga sistemi i ujit për pije, të cilin sot Instituti Shëndetësore e ka marre për analizë dhe nesër pritet të bëjë publike rezultatet, pas çka do të mësohet nëse shkak i përhapjes së virusit është apo jo uji i pijshëm me të cilin furnizohen banorët e Tearcës.

Te prekurit nga virusi fillimisht ndjejnë plogështi ndërsa me pastaj iu shfaqen edhe simptoma te tjera.