Fatmirësisht, ka shumë ekipe ekspertësh të cilët e studiojnë kualitetin e të jetuarit në qytete të mëdha të botës. Një nga këto grupe të ekspertëve është edhe ‘Mercer’, i cili për 19 vitet e fundit e ka kryer anketimin vjetor për Kualitetin e jetës në qytete të ndryshme, njofton Koha.net. Në këtë anketim janë përfshirë faktorë të ndryshëm, përfshirë infrastrukturën, transportin, elektricitetin dhe kualitetin e ujit. Për të tetin vit me radhë, siç transmeton Lexo, kryeqyteti i Austrisë, Vjena, është renditur e para, ndjekur pas nga Cyrihu dhe Auklendi. Kjo është lista e plotë e 10 qyteteve më të mira në botë për të jetuar:
1. Vjena, Austri
2. Zyrihu, Zvicër
3. Auklend, Zelandë e Re
4. Munih, Gjermani
5. Vancuver, Kanada
6. Dyseldorf, Gjermani
7. Frankfurt, Gjermani
8. Gjenevë, Zvicër
9. Kopenhagë, Danimarkë
10. Bazeli i Zvicrës dhe Sidnei i Australisë kanë pikë të njëjta.
Siç mund ta shihni, lista me 10 qytet më të mira për të jetuar dominohet kryesisht nga qytetet e Evropës Qendrore, Kanadasë, Zelandës së Re dhe Australisë