Londër, 12 gusht – Të paktën dhjetë persona janë lënduar mbrëmë gjatë sulmit të armatosur në qytetin anglez, Mançester, njoftoi DPA.
Policia ka arritur në vendin e incidentit në lagjen Mos Sajd në ora 02:30 pas mesnate, pas informatës së marrë për të shtëna.
Incidenti ka ndodhur disa orë pas përfundimit të Karnevalit të Karaibeve, i cili u mbajt në atë lagje.
Hollësira tjera tani për tani nuk kumtohen, ndërsa hetimi është në vijim.