Shkup, 7 prill – Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot ngriti propozime për dhënien e urdhrave ndëshkuese në vlerë prej 2.000 eurove kundër gjithsej dhjetë personave nga Shkupi të cilët nuk e kishin respektuar orën policore.
Të akuzuarit nuk e kishin respektuar Vendimin për ndalesë dhe regjim të posaçëm të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht gjatë orës policore ishin gjetur në lokacione të ndryshme në Shkup pa poseduar leje për lëvizje.
Prokuroria Themelore e Gjykatës Themelore Penale Shkup propozoi që të gjithë të akuzuarve tu shqiptojë gjoba në të holla prej 100 gjobave ditore, me çka vlera e një gjobe ditore që jetë e përcaktuar në 20 euro në kundërvlerë denari.
Të gjithë janë akuzuar për vepër penale – Mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë nga neni 206 paragrafi 1 i Kodit Penal.