Do të jenë mbi 10 000 fëmijë të pranishëm në stadiumin ”San Siro” natën e së shtunës për ndeshjen ndërmjet skuadrave të Interit dhe Sassuolos, bën të ditur “ATSH-ANSA”, përcjell gazeta KOHA.
Pas ndeshjes në stadiumin ”Meazza” mes Interit dhe Napolit, ku pati përshkallëzime të dhunës dhe racizmit, klubi zikaltër do të hapë dyert pas miratimit nga ana e federatës italiane të futbollit, FIGC.
Në ndeshje do të jenë të pranishëm edhe vajzat dhe djemtë e rrjetit të shkollave të futbollit ”Inter”, të Qendrës Sportive Italiane dhe të shkollave milaneze, përveç djemve dhe vajzave të shoqatave të ndryshme me karakter sportiv./ /os/ a.jor.