Dhjetë lojtarët më të shtrenjtë në Serie A, Hakim i pari

36

Si çdo vit, CIES ka përpiluar renditjen e lojtarëve më të shtrenjtë në botë, ndërsa në Serie A, nuk mungojnë befasitë në dhjetë pozitat e para. Lojtari me vlerën më të madhe është anësori i Interit, Achraf Hakimi, që është vlerësuar 113.7 milionë euro. Ai pasohet nga një tjetër yll i Nerazzurrëve, Lautaro Martinez me 105.5 milionë euro. Lojtari i parë i Juventusit në listë është Matthijs de Ligt, që vlerësohet 104.1 milionë. Pavarësisht nga paraqitjet e tij të shkëlqyera, 35 vjeçari Cristiano Ronaldo (47 milionë euro) është vetëm i 131-ti në rang botëror, ndërsa në Itali nuk futet as në top dhjetë. CIES shpjegon se kjo është për shkak jo vetëm të moshës së portugezit por edhe të kohëzgjatjes e shkurtër e kontratës së tij me Juventusin, deri në qershor 2022.

Lojtarët më të shtrenjtë në Serie A

1. Achraf Hakimi (Inter Milan) 113.7
2. Lautaro Martinez (Inter) 105.5
3. Matthijs de Ligt (Juventus) 104.1
4. Romelu Lukaku (Inter Milan) 97.6
5. Dejan Kulusevski (Juventus) 83.4
6. Nicolò Barella (Inter Milan) 78
7. Fabian Ruiz (Napoli) 72.6
8. Théo Hernandez (Milan) 72.3
9. Piotr Zielinski (Napoli) 67.9
10. Rodrigo Bentancur (Juventus) 63.2