Si çdo vit, edhe kësaj here, redaktorët e gazetës prestigjioze amerikane “The New York Times”, i kanë përzgjedhur dhjetë librat më të mirë për vitin që po e lëmë pas. Në vazhdim, ne po ju paraqesim listën e plotë të këtyre librave, titujt e të cilëve do ti paraqesim siç janë në origjinal, sepse ende nuk janë përkthyer në shqip.
1. Autumn
Miqësia e pazakonshme e një tekst – shkruesi këngësh dhe një fëmije të jashtëzkonshëm të fqinjit të tij, qëndon në zemrën e këtij libri, dhe që vjen si një shigjetë nga viti 1960 në kohën e Brexit-it. E para në serinë prej katër volumeve të projektuara, është një zbulim lëvizës i ngatërresave të imagjinatës, një ngacmim dinak nga një mori idesh të mëdha dhe zbulesave të vogla, të cilat luhaten rreth një problemi të përjetshëm: si të vëzhgosh, si të jesh?
2. Exit West
Një arrogancë e thjeshtë mashtruese, një qift duke ikur nga një luftë civile, e kthen në një meditim të thellë mbi psikologjinë e ekzilit. Dyert magjike i ndajnë fatkeqësitë e njohura të botës së vjetër nga rreziqet e një bote të re, përderisa emigrantët mësohen të përshtaten me një ekzistencë të re improvizuese. Autori në këtë novel e bashkon realen me surrealen – ndoshta mënyra më e besueshme për ti përçmuar mëkatet e politikanëve të botës sonë të ndërlidhur.
3. Pachinko
Novela mahnitëse e Lee-së, e dyta e saj, i paraqet katër gjenerata të një familje etnike koreane, fillimisht në Koren e pushtuar nga japonezët, në vitet e hershme të shekullit XX-të, pastaj në vetë Japoninë nga vitet e para Luftës së Dytë Botërore, deri në vitet e tetëdhjeta. Duke i eksploruar shqetësimet kryesore të identitetit, atdheut dhe përkatësisë, ky libër i tregon ambiciet e veta që në fjalin e parë hyrëse: “Historia na ka dështuar neve, por s’ka rëndësi.” Autorja sygjeron se pas fasadave të fytyrave të egra të njerëzve të ndryshëm, qëndrojn dëshirat private të panumërta, shpresat dhe mjerimet, dhe mund ti vërejmë nëse kemi durim dhe mëshirë.
4. The Power
Në këtë libër autori i imagjinon momentet tona të tanishme – historinë tonë, luftën tonë, politikat tona – të komplikuara nga një manifestim i papritur i një force “elektrostatike vdekjeprurëse” tek gratë, që ngre në këmbë dinamikat gjinore nëpër botë. Është një tregim gozhdues, i rrëfyer në një mënyrë të përshtatshme, që shpjegon se si pushteti e korrupton çdo kënd: ata që janë të rinjë në të dhe ata që i rezistojnë humbjes së tij. Në mënyrë provokuese, autori sygjeron se tmerret e historisë janë të pashmangshme – se gjithmonë do të ketë abuzim me pushtetin. “Transferet e pushtetit, transferet e rrjedhës, rrallëherë janë të ëmbël.”
5. Sing, Unburied, Sing
Në vazhdimin e saj për t’i “shpëtuar eshtrat”, autorja kthehet në vendin e saj imagjinar të quajtur “Bois Sauvage” dhe tek tregimet për njerëzit e zakonshëm të cilët lehtësisht do të mund të klasifikoheshin shpërfillshëm në kategoritë si “të varfër rural”, “të varur nga droga”, “produkte të sistemit kriminal të drejtësisë”. Por autorja në vend të kësaj na jep Jojo-në, një trembëdhjetë vjeçare, dhe një udhëtim, të cilin ai dhe motra e saj e vogël, e bëjnë me nënën e tyre zezake dhe të varur nga droga, për ta marrur nga burgu babain e tyre të bardhë. Shkathtësia më e madhe e autores në këtë rast është arritja e një niveli të ndjeshmërisë, e cila ne jetën reale shpesh është shumë e vështirë për tu arritur, por në duart e një shkrimtare me një imagjinatë lirike, kjo është reale dhe e pa evitueshme.
6. The Evolution of Beauty: How Darwin’s Forgotten Theory of Mate Choice Shapes the Animal World — and Us
Nëse një libër shkencor mund të jetë shkatërrues dhe feminist dhe mund ta ndryshojnë mënyrën se si e shikojm trupin tonë, atëherë ai libër është ky. Prum, një ornitologjist, e lartëson një mbrojte të teorisë së dytë të Darëinit, mbi përzgjedhjen seksuale, e cila në masë të madhe ishte anashkaluar. Darwini besonte se përveç që evoluojnë për tu përshtatur me ambientin, edhe disa forca tjera duhet të punojnë për ta formësuar një specie: zgjedhjet estetike qiftëzuese, të bëra në masë të madhe nga femrat.
Prum dëshiron që pjesë e të kuptuarit tonë të jetë edhe subjektiviteti dhe dëshira për të bukurën. Është një lutje pasionante që fillon me zogjtë dhe përfundon me njerëzit, dhe që përfundimisht do të ju ndihmojë të kuptoni diçka mes gjërave të tjera.
7. Grant
Madje edhe ata që mendojnë se din diçka për karrierën e Ulysses S. Grant, do të mësojn diçka nga kjo biografi mahnitëse dhe gjithpërfshirëse, e shkruar nga Chernow, në veçanti për të arriturat e Grantit si president, të cilat shumë herë janë anashkaluar. Për më tepër, në kohën e padrejtësisë ekonomike, që reflektoi mbi epokën e Gildeit në shekullin e XIX si dhe një kërcënik i përtërirë grupet e njerëzve të bardhë, Chernow kujton se shembulli i trimërisë së Grantit është më i vlefshëm se asnjëherë më parë, dhe në këtë kuptim, Granti më shumë është një pasqyrë në kohën tonë se sa që është histori.
8. Locking Up Our Own: Crime and Punishment in Black America
Si një ish mbrojtës publik në Washington, Forman ka shkruar një vlerësim mjeshtëror se si një gjeneratë e zyrtarëve me ngjyrë, që kishin filluar në vitet e 70’, luftuan me kriza periodike të dhunës dhe të drogës në kryeqytetin e Amerikës. Ajo që filloi si një përpjkje për mbrojten e jetëve të njerëzve me ngjyrë, u shndërruar në një përqafim të politikave të ashpra të poicisë ndaj krimit. Autori argumenton se shpërbërja e sistemit të burgosjes masive në amerikë, do të kërkojë një mënyrë tjetër të të kuptuarit të drejtësisë, e cila më shumë e thekson përgjegjësinë se sa hakmarrjen.
9. Prairie Fires: The American Dreams of Laura Ingalls Wilder
Kjo biografi e autores së librit “Little House on the Prairie” dhe disa librave të tjerë të dashur për fëmijërinë e vetë gjatë periudhës së migrimit në perëndim, kap detajet e një jete – dhe të një karriere ironike letrare dhe të pamundur – e cila në mënyrë profesionale është mbuluar nga trillimi. I studiuar në mënyrë të hollë dhe i shkruar me pasion, ky libër e rifreskon dhe e rivitalizon të kuptuarit tonë për histornië e Amerikës perëndimore, duke u dhënë hapësirë amerikanëve vendas të zhvendosur nga tokat e tyre prej kolonëve e bardhë, si ajo e familjes “Ingalls, fermerëve dhe gjithkujt tjetër që nxituan për në perëndim për ta nxjerr pasurin e tij, shpeshherë iluzionare.
10. Priestdaddy
Në këtë autobiografi të dashur dhe shumë dëfryese, autorja e thurr rrëfimin për famijen e vetë – përfshirë edhe babain e saj prift të kishës katolike romake, i cili e pranon një leje të veçantë të shkruar nga Vatikani – dhe krizën e cila e detyron atë dhe burrin e saj që për një periudhë të përkohshme të jetojnë në çatin e shtëpisë së prindërve të saj. Ajo me vete i sjell gjithashtu edhe dhuratat e saj që i janë bërë si poete, duke i përzier kështu të shenjtën dhe laiken, në një zë që është i mahnitshëm dhe autentik.