Dhjetë fakte interesante rreth Greqisë

7

Përpos monumenteve antike dhe turistëve të shumtë që e vizitojnë çdo ditë, Greqia është e njohur edhe për disa gjëra të tjera. Për shembull, a e keni ditur se Greqia njihet edhe për prodhimin e ullinjve? Koha.mk ka përzgjedhur dhjetë fakte rreth Greqisë, nga seriousfacts.com

Çdokush që është mbi moshën 18-vjeçare në Greqi, nuk mund ta shmangë votimin sipas ligjit. Mundësia e mosvotimit në Greqi nuk është në dispozicion.

Greqia kontribuon me rreth 7% të mermerit të prodhuar në mbarë botën.

Në Greqi, numri i aeroporteve ndërkombëtare është pak më i lartë krahasuar me vendet e tjera, për shkak të një numri të konsiderueshëm turistësh që e vizitojnë Greqinë çdo ditë.

Greqia renditet në vendin e tretë në botë sa i përket prodhimit të ullinjve, dhe disa pemë të ullirit të mbjella në shekullin XIII ende prodhojnë ullinj.

98% e popullsisë së përgjithshme në Greqi janë grekë. Pjesën tjetër e përbëjnë shqiptarët, romët, armenët, bullgarët dhe maqedonasit.

Gjuha greke flitet nga rreth 12 milionë njerëz në mbarë botën.

Gjuha greke ka kontribuar për mijëra fjalë në anglisht.

Shkalla e shkrim-leximit te të rriturit grekë në vitin 1950 ishte 30%, ndërsa tani është 95%.

Sporti kombëtar në Greqi është futbolli.

Greqia ka një numër të madh të muzeve arkeologjike në krahasim me vendet e tjerA.

Comments are closed.