Shkup, 31 gusht KTA edhe sivjet do të ndajë bursa të plota për studime pas universitare për dhjetë studentë të USHCM-së. Sipas Memorandumit për bashkëpunim, të nënshkruar midis kompanisë dhe Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, janë definuar kushtet për marrjen e bursës, ndërsa OKTA do t’i mbështesë studentët më të suksesshëm dhe më ambiciozë të cilët dëshirojnë ta thellojnë njohurinë e tyre në nivel më të lartë në fusha të selektuara.
Ndarja e vazhdueshme e bursave nga OKTA është pjesë e një praktike më të gjerë dhe gjithëpërfshirëse përgjegjëse shoqërore të kompanisë qëllimi i të cilës është ndërtimi i kuadorve lartë të kualifikuar dhe avancimin dhe nxitjen e proceseve edukative.
“Gjatë ndarjes së vjetshme të bursave, ju premtuam se edhe më tej do të jemi me Ju që t’ju ndihmojmë. Ja sërish jemi këtu, për të dytën herë, të ndajmë 10 bursa për studentët e USHCM-së, që fëmijët tanë të qëndrojnë në shtet dhe të arsimohen. Të mësojnë dhe jenë të dobishëm, për veten dhe për bashkësinë në të cilën jetojnë. Fokusi i bursave sivjet është në drejtimet të cilat neve si kompani na janë më të rëndësishme. Patëm bashkëpunim të shkëlqyer me Fakultetin bujqësor në projektin për bio-remediacion të sedimentit të naftës në qarkun e OKTA-s. Javën e kaluar, filluam një projekt edhe me FETI për instalimin e fotovoltacioneve. Në këtë mënyrë, dëshirojmë t’u sigurojmë mundësi për dituri të reja të studentëve, duke e ndihmuar veten për t’u bërë më të mirë dhe më përgjegjës ndaj mjedisit”, deklaroi Janis Geroulanos, drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i OKTA-s.
Bursat dedikohen për studentët e gjashtë fakulteteve nga USHCM-ja. Nga një bursë do të ndahet për kandidatët nga Fakulteti ekonomik dhe Fakulteti për shkenca bujqësore dhe ushqim, ndërsa nga dy bursa do të marrin studentët nga FMN – Instituti për kimi, nga Fakulteti makinerik, nga FETI dhe nga Fakulteti teknologjik-metalurgjik.
Sipas kushteve dhe kritereve të definuara në këtë memorandum, të drejtë në marrjen e bursës kanë kandidatët të cilët do të paraqiten për ciklin e dytë në studimet njëvjeçare, për vitin akademik 2018/2019, në afatin e parë regjistrues, në konkursin tani më të hapur në USHCM.
“Bashkëpunim në botën e biznesit, nevojat e relacionit universitet – shoqëri dhe në veçanti lidhja me faktorët ekonomikë është një prej qëllimeve strategjike të universitetit tonë, por njëkohësisht edhe sfidë me të cilën hasemi. Edhe sivjet iniciativa për ndarjen e këtyre bursave pikërisht në këto fakultete vijoi nga kompania OKTA. Në këtë drejtim, nënshkrimi i sotëm i Memorandumit paraqet një ngjarje nga rëndësia e veçantë, sepse në këtë mënyrë ndërtohet dhe përforcohet lidhja midis universitetit, sektorit të biznesit dhe shoqërisë. Në këtë mënyrë, universiteti do të mund me sukses ta kryejë funksionin e saj lidhur me zhvillimin dhe avancimin e shoqërisë. Vetëm kështu, Universiteti, si pjesë më e rëndësishme e tërë sistemit arsimor në Republikë, si qendër vitale për krijimin e kuadrove profesionale me kualitet të lartë, do të vazhdojë t’i plotësojë standardet e larta për përfshirjen e tyre në tregun e punës dhe do t’i ndjekë nevojat e ekonomisë”, deklaroi prof.dr. Nikolla Jankullovski, Rektor i USHCM-së.