Milani me dhjetë blerjet e tij ka shpenzuar më shumë se të gjithë në Evropë, mbi 200 milionë euro, por goditjen e verës e ka bërë Murinjo. Në fakt, Mançester Junajted ka paguar 85 milionë euro për të marrë Lukaku nga Everton, dyfishin e shumës së paguar nga Milan për të marrë Bonuçi nga Juventus, blerja e gjashtë më e shtrenjtë në këtë verë. Gjejnë një vend në podium, blerja e Lacazatte nga Arsenal për 60 milionë euro dhe ajo e Ualker nga Mançester Siti për 56,7 milionë, mbrojtësi më i shtrenjtë i historisë së futbollit. Kjo është shenja se Premier Ligë mbetet ende kampionati më i pasur, duke qenë se në vendin e katërt janë 50 milionë euro të investuara nga Siti për Bernardo Silva. Në vendin e pestë të blerjeve më të shtrenjta këtë verë, një pozicion mbi Bonuçi, qëndron braziliani i Flamengo, Vinicius Junior, i cili ka kushtuar 45 milionë euro. Mes 10 blerjeve më të shtrenjta figurojnë edhe Tolisso, Ederson, Salah dhe Andre Silva, i cili kaloi nga Porto te Milan për 38 milionë euro.
Dhjetë blerjet më të shtrenjta
1.Lukaku-Mançester J. 85 milionë euro
2.Lakazette-Arsenal 60 milionë euro
3.Ualker-Mançester S. 56,7 milionë euro
4.Bernardo Silva-Man.S. 50 milionë euro
5.Vinicius Junior-Real M. 45 milionë euro
6.Bonuçi-Milan 42 milionë euro
7.Tolisso-Bajern 41,5 milionë euro
8.Ederson-Man.S. 40 milionë euro
9.Salah-Liverpul 39 milionë euro
10.André Silva-Milan 38 milionë euro