Në rajonin e SPB Shkup dje kanë ndodhur 10 aksidente rrugore, në të cilat dy persona janë lënduar më rëndë dhe një është lënduar më lehtë. Në shtatë prej 10 aksidenteve është shkaktuar dëm material.
Policia dje ka shqiptuar masa kundërvajtëse për shkak të numrit të madh të kundërvajtjeve. Te 25 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, dy shoferë nuk iu kanë përparësi kalimi shoferëve në zonën e udhëkryqit, tetë shoferë gjatë drejtimit të automjetit motorik e kanë shfrytëzuar telefonin celular, si dhe te shtatë shoferë të cilët nuk iu janë përmbajtur kufizimeve, ndalesave dhe obligimeve të shprehura me shenja të vendosura në rrugë. Janë sanksionuar edhe katër shoferë të biçikletave me motor, moped dhe motoçikletë të cilët gjatë vozitjes nuk kanë shfrytëzuar helmetë mbrojtëse në kokë. Janë hasur edhe 42 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme. Me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, janë larguar 50 automjete.