Dhjetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në gjashtë prej gjithsej 10 aksidenteve të evidentuara në 24 orët e fundit në Shkup. Në katër aksidente është shkaktuar dëm material. Policia e komunikacionit ka zbuluar dhe sanksionuar dy shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, katër shoferë e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, përkatësisht të paregjistruar dhe gjashtë shoferë të cilat gjatë drejtimit të automjetit nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose kanë përdorur celular. Janë zënë edhe 42 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme. Me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, janë larguar 57 automjete.