Trashësia shkakton migrenën – konsiderojnë mjekët dhe këtë e mbështesin me të dhënat se personat të cilët janë me mbipeshë kanë tendencë të kenë dhimbje të tmerrshme koke. Një në shtatë persona të rritur kanë migrenë dhe për të nuk ka ilaç mjaft të mirë. Shkencëtarët në një studim të kohëve të fundit e zbuluan një lidhje interesante, e cila mund të ndihmojë në kuptimin më të mirë të këtij lloji të dhimbjes së kokës. Analiza e rezultateve të hulumtimit të kryer në një mostër prej 300.000 të anketuarve tregon se personat e trashë me një indeks të masës trupore më të madh se 30 kanë 27 për qind më shumë gjasa të kenë migrenë se ata me peshë normale. Është e mundur që indi yndyror, i cili e sekreton një gamë të gjerë të kimikateve në trup, mund ta ketë një rol në shfaqjen e migrenës. Trashësia është e lidhur me rritjen e inflamacionit, gjë që mund të kontribuojë në dhimbje, shkruan MedPage Today. Ende nuk është e qartë nëse dobësimi dhe kthimi në peshë normale mund ta lehtësojë migrenën.