Mbrëmë në mesnatë është sulmuar fizikisht gazetari Visar Duriqi, autor i emisionit hulumtues “Indoks”.
Sulmi fizik ndaj tij është bere nga tre persona ende të panjohur. Tre persona e kishin pritur gazetarin Duriqi, para hyrjes së banesës së tij. Ai është sulmuar posa ka dalë nga vetura e tij.
Gazetari Duriqi ka marrë lëndime dhe është trajtuar mbrëmë në Emergjencën e QKUK-së.
Gazeta Express e ka kontaktuar Duriqin që ka bërë të ditur se ka marrë trajtim mjeksor pasi që i ka dhëmbët dhe hundën e thyer si pasojë e sulmit.
Gjithashtu, i njejti ka thënë se ka disa dëmtime edhe në trup.