Shkup, 20 qershor – Qyteti I Shkupit I informon se sot dhe nesër në orët e hershme të mëngjesit do të zhvillohet dezinsektim ajror kundër formave të rritura të mushkonjave.
Gjithashtu, prej nesër deri të premten në periudhë prej orës 22:00 deri në orën 03:00 të ditës së nesërme, do të zhvillohet edhe dezinsektim terestrik në rajonin e qytetit, kundër formave të rritura të mushkonjave.
Autoritetet e qytetit kumtuan se nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, I njejti do të bëhet në termin të njejtë të ditës së ardhshme, kur kushtet e motit do të jenë të volitshme.
Nga Qyteti I njoftojnë bletarët me kohë t’I ndërmarin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.