Shkup, 2 shtator – Zyrtarë komunal të arsimit në Komunën e Çairit kanë përfunduar dezinfektimin e të gjitha objekteve shkollore. Njëjtë ka vepruar edhe Komuna e Tetovës, ndërsa dezinfektim është kryer edhe në çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve. Siç njoftojnë për gazetën KOHA nga Komuna e Çairit, dezinfektimi dhe pastrimi i objekteve është kryer si gjithmonë, në kuadër të procedurave të rregullta vjetor. “Për sa i përket procesit të deratizmit, dezinfektimit dhe dezinfektimit, Komuna e Çairit ka realizuar procedurën për furnizimi publik, procedurën e rregullt vjetore. Pas përzgjedhjes së operatorit ekonomik, menjëherë janë marrë masat e nevojshme që të bëhet dezinfektimi i kopshteve dhe shkollave fillore për fëmijët në territorin e Komunës së Çairit. Procesi ka përfunduar dhe nxënësit në fillimvitin shkollor, mund të hyjnë në hapësirat e dezinfektuara dhe të pastra shkollore”, thotë Kushtrim Alla, zëdhënës i Komunës së Çairit. (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)