Shkup, 1 prill – Komuna e Çairit ka filluar me dezinfektimin e hyrjeve të banesave kolektive në Çair.
“Masat preventive për mbrojtje nga virusi Kovid- 19, Komuna e Çairit i vazhdon me procesin e dezinfektimit të hyrjeve të ndërtesave kolektive. Ekipet e punës u shpërndanë sot në ndërtesat e lagjes Çair i Vjetër edhe atë në rrugët: Emin Duraku, Krste Asenov, Resenska, Vukovarska, Strumiçka, Dobri Daskallov, Arhiepiskop Dositej”, thonë nga Komuna e Çairit.
Ky proces, siç njoftojnë, do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim deri në dezinfektimin e të gjitha 162 hyrjeve të ndërtesave kolektive.