Regjisori i “Rocketman” dh producenti ekzekutiv i “Bohemian Rhapsody”, Dexter Fletcher, po i sillet vazhdimit të ardhshëm të Sherlock Holmes. Aktori i shndërruar në regjisor është në bisedime për ta marrë përsipër franshizën nga Guy Ritchie, i cili e kishte bërë regjinë e Fletcher in Lock, Stock & Two Smoking Barrels. Robert Downey, Jr., dhe Jude Law pritet që të përsërisin rolet e tyre si Holmes dhe Dr. Wateston për filmin e tretë, i cili do të bazohet në skenarin e Chris Brancato, shkruan KOHA Ditore. Sipas Deadline, dy filmat e mëparshëm të Sherlock Holmes, të publikuar më 2009 dhe 2011 kishin fituar më shumë se 1 miliard dollarë në gjithë botën.