Gerard Deulofeu nuk do të kthehet te Barcelona dhe karrierën mund ta vazhdojë në Serie A. Blaugranat kanë të drejtën e rikthimit të sulmuesit i cili shkëlqeu në Serie A me fanellën e Milanit. Futbollisti është duke shkëlqyer edhe në Kampionatin Evropian për 21 vjeçar. Ai pritet ta lë Evertonin që është nën kontratë me ta.
Sipas Daily Mail, Juventusi i është bashkuar fuqishëm garës për spanjollin. Edhe Roma me drejtorin e ri Monchi dhe trajneri Di Francesco e pëlqejnë lojtarin dhe e shohin si zëvendësim të Salahit që u largua drejt Liverpoolit.