Një çift i moshuar kanadez është lënë me zemër të thyer, pasi që janë detyruar të ndahen për herë të parë në shtatë dekada, e pikërisht një javë para Krishtlindjes. Herber Goodine, 91 vjeç, i është thënë se duhet të largohet nga ndërtesa kujdesit afatgjatë ku ai jeton me bashkëshorten Audrey Goodine, 89, dhe të shkojë në shtëpi të pleqve. Objekti në Perth-Andover, New Brunswick, i tha çiftit të premten se duhet të largohet në fundjavë. Historia e tyre ka shkaktuar zemërim në të gjithë vendin. “Kur dëgjova dje prindërit e mi, dëgjova që nëna ime qante dhe unë mund të dëgjoja babanë tim në sfond,” shkruan vajza e tyre Dianne Phillips në Facebook të dielën. “Nëna ime tha ‘Krishtlindja ka marrë fund për ne tani dhe kjo është Krishtlindja më e keqe që do të kemi ndonjëherë. Pse nuk mund të prisnin deri pas pushimeve?’”. Postimi i Phillips-it që nga ajo kohë është ndarë 15.000 herë.