Detyra e parë e Donald Trump është pak e errët, pasi që përfshin planifikimin e funeralit të tij qysh ditën e parë kur ai merr detyrën të premten. Presidenti i 45-të i SHBA-së nuk duhet të harxhojë kohë, sa më shpejt që ta marrë detyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë. Sipas asistentit të Xhorxh Bush, Bradley Blakeman, ky plan duhet të përfundohet sa më shpejt që të jetë e mundur, që të jetë gati në rast se diçka ndodh në fazat e hershme të presidencës së Donald Trump. Ai përshkroi: “Mund të tingëllojë tronditëse, por gjatë javës së parë të shpërnguljes në Shtëpinë e Bardhë, presidentit i kërkohet që të planifikojë funeralin e tij pasi që çdo gjë mund të ndodh gjatë presidencës së tij”. Funerali i një Presidenti Amerikan përfshin rituale dhe tradita strikte, që zgjatë pesë ditë në total. Trump duhet të zgjedh se si do të dëshironte që funerali i tij të ishte, prej një varrimi të thjeshtë e deri tek një varrim shumë i ndershëm, që përfshin punën e disa bateristëve, një flamur mbi arkivol dhe shkrepje armësh. Nëse ndodh vdekja e presidentit, trupi i tij qëndron “në një gjendje” diku prej 24 orëve deri në 72 orë, para se të dërgohet në vendin e tij të pushimit. Arsyeja pse bëhet ky planifikim daton që nga viti 1841, kur Presidenti William Henry Harrison vdiq dhe SHBA nuk kishte protokoll për varrosjen e udhëheqësve. Prej katër presidentëve që kanë vdekur në 30 vitet e fundit, vetëm Lyndon B Johnson, Ronald Reagan dhe Gerald Ford zgjodhën funeralet shtetërore për të shënuar vdekjen e tyre, shkruan The Sun. Kështu, kjo do të jetë detyra e parë që Donald Trump do ta ketë sapo të hyjë në shtëpinë e tij të re – të planifikojë funeralin e tij.