Shkollat në Mbretërinë e Bashkuar po përpiqen të ulin numrin e nxënësve të mitur që përdorin cigare elektronike. Nga njësitë e zbulimit në tualete, te sensorët e llojit si të aeroporteve, masat po merren për të penguar përdorimin e cigareve elektronike nga nxënësit
(AP) – Promovimi i cigareve elektronike në internet nëpërmjet rrjeteve sociale po tërheq fëmijët e mitur që t’i provojnë ato. Shkollat në Mbretërinë e Bashkuar kanë vendosur masa për ndalimin e përdorimit të cigareve elektronike nga nxënësit.
Ky sensor i stilit të aeroportit është vetëm një nga masat që përdoret për të trajtuar përdorimin e këtyre cigareve nga nxënësit.
Sensorët matin cilësinë e ajrit dhe lajmërojnë mësuesin përmes alarmit. Mësuesit kanë bërë përpjekje për të hequr videot e publikuara në mediat sociale nga nxënësit – pavarësisht se kanë vërtetuar se fëmijët janë të mitur.
Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar, rreth 1 në 10 fëmijë të moshës 11 deri në 15 vjeç përdor cigare elektronike.
Profesori Andy Bush thotë se konsumimi i cigareve elektronike është shumë i rrezikshëm.
“Efektet afatgjata të cigareve elektronike ne thjesht nuk i dimë. Por është e vështirë të mendosh se thithja e kimikateve të nxehta në mushkëri është diçka tjetër veçse një ide shumë e keqe”, thotë profesor Andy Bush, konsulent pediatrik i frymëmarrjes. Është thjesht një betejë e vazhdueshme për t’i mbajtur cigaret elektronike larg nga duart e të rinjve.