Natyra është me të vërtetë e mahnitshme. Çuditë janë nga më të ndryshmet dhe më interesantet kur flitet për të. Në fakt, asgjë nuk është e çuditshme kur përmendet natyra, si krijuese e mrekullive të botës. Gazeta KOHA kësaj radhe ka përzgjedhur disa lumenj që bashkohen dhe nuk e ndryshojnë aspak ngjyrën e tyre, edhe pse përzihen mes vete ata vazhdojnë ta sfidojnë njëra tjetrën, duke mos marrë një nuancë. Pika e bashkimit mes tyre na duket si një luftë e vërtetë rivalësh.