Kombëtarja shqiptare mbrëmjen e djeshme mori një fitore historike pasi mposhti me rezultatin 3-0 përfaqësuesen e Izraelit. Një sukses shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë të cilët tashmë renditen në vendin e tretë në grupin kualifikues të Botërorit “Rusi 2018” dhe do të luftojnë deri në fund për këtë pozicion me Izraelin.
Një detaj shumë interesant që me siguri ju ka shpëtuar ka qenë momenti i këndimit të himnit të kombëtares sonë, teksa një vajzë e cila shoqëronte Mavrajn ka bërë shenjën e shqiponjës dykrenore. Me siguri në të ka dorë dhe pak kapiteni, i cili mund ta ketë ndihmuar ta mësojë si bëhet.