Detajet e fundit, ja kur prezantohet Grizman

2

Antuan Grizman që nga dita e djeshme vlen 120 milionë euro. Klauzola e tij është ulur nga 200 që ishte para kësaj date. Ky zhvillim i hap  rrugën Barcelonës të nisë operacionin për të sjellë francezin në “Camp Nou”. Medie afër klubit katalanas, por edhe të tjera evropiane raportojnë se gjithçka është e kryer.

“L’Equip” shprehet se Grizman është lojtar i Barçës dhe kanë mbetur për t’u kryer vetëm formalitetet. Javën e ardhshme pritet të lançohet lajmi i marrëveshjes nga klubi katalanas. Këto ditë në Barcelonë po punohet për të organizuar mënyrën e prezantimit dhe për të hartuar detajet e fundit të kontratës.

Grizman do të jetë blerja e dytë e klubit blaugrana këtë verë, pas portierit Neto. Duhet të themi se për Barçën akoma nuk ka ardhur pjesa e nxehtë e merkatos. Operacioni Nejmar është në zhvillime e sipër. Ardhja e tij dhe Grizman do të ishte një përgjigje perfekte për milionat e derdhura nga Reali këtë verë.

Comments are closed.