Dalin në skenë detaje të reja në lidhje me hetimet e Prokurorisë së Milanos për vdekjen e tifozit të Interit, Daniele Belardineli, i cili humbi jetën gjatë përleshjeve para ndeshjes Inter-Napoli, më 26 dhjetor. Sipas agjencisë “Ansa”, në Napoli është sekuestruar një makinë “Audi station wagon”, pasi Prokuroria dyshon se kjo makinë ishte në vendngjarje më 26 dhjetor, në rrugën Novara, ku tifozi humbi jetën. Pamjet e përleshjeve kanë bërë të mundur identifikimin e automjetit. Kjo është arritur edhe falë disa dëshmish, pasi ishte e pamundur të shihej targa.
Makina rezulton të jetë në pronësinë e një babait të një tifozi napoletan dhe tashmë është e bllokuar. Edhe dy makina të tjera janë identifikuar dhe pritet të sekuestrohen. Më pas duhet të qartësohet nëse makinat janë të përfshira në ato përleshje, që rezultuan fatale për jetën e Belardinelit, apo jo.