Shumica e fansave të teknologjisë janë duke shpresuar se gjiganti Microsoft të lansojë vitin e ardhshëm telefonin e saj të shumëpritur, Surface Phone. Sipas raporteve të fundit, zhvillimi i telefonit është duke ecur mirë dhe kompania me të vërtetë është në rrugë për të prezantuar Surface Phone në vjeshtë të vitit 2017, së bashku me sistemin operativ të përmirësuar Redstone 2, transmeton Koha.net. Microsofti ka zhvilluar disa prototipa të Surface Phone, të cilat janë të pajisur me procesor Snapdragon 835 dhe ofrojnë mbështetje për veçorinë për karikim të shpejtë të baterisë, Quick Charge 4.0. Kjo i jep telefonit mundësinë për të karikuar shumë shpejtë baterinë përmes portit USB Type-C, por mund të ndodhë që këta telefona të mbështesin edhe karikimin e baterisë përmes wirelessit. Gjithashtu, sipas disa burimeve, pretendohet se këta prototipat janë të bazuar me sistemin operativ Windows Mobile 10 64-bit dhe se më i fuqishmi vjen me 6 gigabajt RAM memorie, duke mundësuar aplikacionin x86 në opsionin Continuum. Surface Phone, po ashtu, do të jetë në dispozicion edhe në version me 4 gigabajt RAM memorie, por nuk do të ofrojë mbështetje për aplikacionin x86, madje as në opsionin Continuum.