U bënë plot shtatë muaj nga vdekja e futbollistit argjentinas Emiliano Sala dhe e pilotit anglez David Ibotson. Hetimet vijojnë pa ndërprerje dhe sot, “Air Accidents Investigation Branch”, agjencia që po kryen hetimet, ka zbuluar detaje të reja.
Raportohet se futbollisti argjentinas Emiliano Sala u helmua nga monoksidi i karbonit në avionin e tij privat dhe madje mund të ketë vdekur para se të rrëzohej avioni.
Piloti i sulmuesit 28-vjeçar David Ibbotson, 59 vjeç, nga Scunthorpe, ishte gjithashtu i ekspozuar ndaj gazit që rridhte në kabinë, nga ndonjë tubacion i dëmtuar, por trupi i tij nuk është gjetur ende.
Një raport i përkohshëm i botuar nga Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore në Mbretërinë e Bashkuar këtë pasdite zbuloi se Sala kishte nivele të larta të CO (okside karboni 58%).
Mjekët u thanë hetuesve se nivelet e oksidit të karbonit, më shumë se 50% në gjak, zakonisht çojnë në konvulsione, pastaj në jovetëdije, pasuar nga arresti kardiak dhe vdekja.